TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Shkurt 2024, 09:04

U tallën me lulet që i erdhën Gazit, banorët i kërkojnë falje

Shkruar nga Pamfleti

U tallën me lulet që i erdhën Gazit, banorët i

Gjatë ditës së “Shën Valentinit” një debat u ndez në shtëpi për lulet që i erdhën surprizë Gazit nga bashkëshortja (Të paktën kështu u pohua nga produksioni, sepse Gazi është i bindur që nuk janë nga Suela, duke qenë se ata si çift nuk kanë këmbyer kurrë lule gjatë gjithë lidhjes së tyre 32-vjeçare). Gjithsesi gjatë Prime-t të mbrëmshëm, ai u sqarua me banorët të tjerë, të cilët i kërkuan falje për sjelljen të pahijshme.

Albi: I mora në dorë dhe djathtas meje kisha Riken. Dhe ajo tha: ‘Pse kështu lulet e Gazit?’. Ajo hedh batuta të tilla me Gazin dhe shkaktoi një të qeshur. Unë i kërkova ndjesë me përulje. Me atë të qeshur ne harruam për çfarë bëhej fjalë. Ishte një e qeshur që u kthye në vdekje. U dëmtua rasti që Gazi duhet të shijonte dhe u dëmtua momenti ynë.

Rike: Unë me Gazin bëjmë momente me njëri-tjetrin. Unë kur qeshja nuk e mendova që do prishja një surprizë. Kur vjen një surprizë nga jashtë është emcoion i madh. Kam qenë shumë nervoze më pas. Kemi folur, por sinqerisht nuk ia kam bërë me keq.

Gazi: I kapi, nuk është se e bënë me qëllim. U mundova që ta mbyllnim. Mua më pëlqejnë shakatë, por ishte një moment që doja ta shijoja. Mendoj se reflektimi i të gjithëve ishte ndryshe mbrapa. Edhe unë vetë nuk isha irrituar aq shumë. Ishte moment emocional nga unë. Nuk do i jap konotacion negativ.

Arbër Hajdari: Edhe lulet, ato që i ka bërë Zoti më të bukura, edhe aty e gjetët defektin? Si thatë: ‘Qesha kot’? Pse nuk thatë: ‘Qesha dhe bëra gabim’?

Gjithsesi gjatë Prime-t, ai u sqarua me banorët të tjerë, të cilët i kërkuan falje për sjelljen të pahijshme.

tallje lulet gazi banoret falje

Lini një Përgjigje