TAGS-AT E JAVËS

Showbiz30 Nëntor 2025, 08:20

U nda papritur nga jeta në moshën 40-vjeçare, i jepet sot lamtumira e fundit këngëtarit, Shpat Kasapi

Shkruar nga Pamfleti

U nda papritur nga jeta në moshën 40-vjeçare, i jepet sot

Këngëtari i njohur nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta më 26 nëntor 2025, do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Lajmi i dhimbshëm është konfirmuar nga familja e tij, që me pikëllim kanë shpërndarë detajet e ceremonisë mortore. Homazhet për artistin do të zhvillohen sot, duke filluar nga ora 12:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00 në varrezat e qytetit.

“Me hidhërim të thellë kumtojmë ndarjen nga jeta të birit, bashkëshortit, babait, vëllait dhe mikut tonë të dashur, Shpati ishte një zemër e pastër, një shpirt i gëzueshëm që jetonte me këngë në buzë dhe me dritë në sy. Ai përhapte vetëm dashuri e mirësi, dhe kushdo që e njihte, e ndiente ngrohtësinë e tij. Largimi i tij i papritur na ka thyer zemrat. Do të na mungojë zëri i tij i butë, buzëqeshja e sinqertë dhe prania e tij qetësuese. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar për ne”, thuhet në njoftimin e familjes.

Familja ka ftuar të gjithë ata që dëshirojnë të nderojnë kujtimin e Shpatit dhe t’i japin lamtumirën e fundit artistit të dashur, të marrin pjesë në ceremoninë mortore.

Artisti u nda papritur nga jeta më 26 Nëntor në Itali ku ndodhej së bashku me partneren, Selvije Jao dhe të birin. Dyshohet se këngëtari pësoi arrest kardiak dhe s’mundi të mbijetonte.

lamtumira e fundit këngëtarit shpat kasapi

Lini një Përgjigje