
Pas deklaratës së gjatë dhe kritike që Alketa Vejsiu publikoi më herët mbi Big Brother Kosova, ka ardhur një kundërpërgjigje nga producentja e programit, Olsa Muhameti e cila ka shpërndarë një reagim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.
Ajo duket se i është drejtuar Vejsiut me tone të ashpra, duke e akuzuar për paragjykim dhe mungesë profesionalizmi.
"Dmth të gjykosh ti: “Mbretëresha” e programeve të vyshkur, arkaikë, pa emocion, ashtu fake si ty!
Dhe mos analizo një program, vetëm nga rrjetet sociale meqë thua se nuk e ke parë, se tregon jo profesionalizëm!
S’ke faj se ti ashtu je, fasadë jo brendi, e si e tillë programin e gjykon nga disa video interneti.
Gjithsesi të sfidoj, po kam frikë se do humbasësh si para ca vitesh...", shkruan Olsa Muhameti.
Ky reagim ka ndezur edhe më shumë debatin mes figurave publike dhe ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjet, pasi shihet si një përplasje e hapur mes dy emrave të njohur të televizionit.

Alketa ka te drejte kur thote qe niveli i BB eshte pertoke por edhe Olsa nuk gabon kur shprehet se Alketa nuk ka cfare jep me ne televizion. Nuk e di nese kjo vjen sepse drejton formate te konsumuara apo nese eshte konsumuar si figure televizive. Ardit Gjebrea ka mbi 30 vjet me te njejtin program por gjithmone shihet me shume kenaqesi. Per me teper, Alketa ka nje protagonizem te tepruar ne prezantim. Edhe ne Love Story (The Bachelor) ku prezantuesi nuk ka pothuajse fare hapesire, Alketa arriti te merrte me shume hapesire dhe vemendje se te gjithe konkurrentet bashke. 1 fjale konkurrentet, 1000 fjale Alketa. Te mbyste me fjale. Te merrte pak shembull nga Bora Zemani te Perputhen qe nderhynte vetem aty ku duhej, jo vend e pa vend. Pra, do ishte me mire ne rolin e producentes. Sa per fasade, te drejte ka Olsa. Alketa gjithmone ne intervista pergjigjet tjeter per tjeter ose nuk jep pergjigje te sinqerta.