
Menaxheri i Blero Muharremit, Ardian Prenaj, ka bërë një kërkesë publike udhëruese ndaj këngëtarit. Ai i ka dhënë ultimatum këngëtarit përmes një postimi në InstaStory që të mos e telefonojë pa mbyllur të gjitha projektet, madje i ka lënë dy javë kohë.
“I ke dy javë kohë për t’i bërë pesë këngë të reja. Po ta them publikisht. Ti e di çka bën. Mos më thirr pa i kryer projektet”, shkroi ai në Instastory-n ku etiketoi edhe Bleron. Dhe këtë e shoqëron me hashtagun “stoplove”, si për t’i dhënë t’i kuptojë këngëtarit që është koha të ‘përvesh mëngët’ e të ‘ngrohë fytin’, në vend që të merret me romancat.
Ky postim ka ngjallur habi te ndjekësit, megjithatë fansat duhet të jenë të lumtur pasi duket se Blero do të sjellë shumë projekte të reja këto kohë.

Lini një Përgjigje