
Edona James, një nga personazhet më të komentuar të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, ka ndarë së fundmi disa detaje për edicionin e tretë të këtij programi të famshëm.
Në një intervistë për “Onima”, Edona zbuloi disa informacione të cilat kanë ngjallur shumë kuriozitet tek ndjekësit e reality show-t
Sipas burimeve të saj, të cilat ajo pretendon se janë të besueshme, Edona theksoi se dy konkurrentë tashmë janë 100 për qind të konfirmuar dhe kanë nënshkruar kontratën për të qenë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova 3. Këta dy emra janë ish-konkurrenti i programit të njohur “Përputhen,” Bashkim Sahiti, dhe influencuesja dhe prezantuesja Zojë Nushi.
Bashkim Sahiti, i cili u bë i njohur për pjesëmarrjen e tij në “Përputhen”, ka krijuar një përvojë të gjerë në botën e televizionit dhe është i njohur për karakterin e tij karizmatik. Ndërsa Zojë Nushi, një influencuese e njohur dhe prezantuese, ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale dhe është e njohur për intervistat ‘vox-pop’ që realizon nëpër vende të ndryshme të Kosovës.

Lini një Përgjigje