TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Janar 2025, 15:54

U eliminua nga shtëpia e Big Brother, Bernardi shokon me deklaratën: Tre meshkuj aty brenda janë gay (Video)

Shkruar nga Pamfleti

U eliminua nga shtëpia e Big Brother, Bernardi shokon me deklaratën:

Ashtu siç pritej, i eliminuari i mbrëmjes së djeshme nga Big Brother Vip, Bernardi ishte i ftuar sot në Big Brother Fan Club, ku i pyetur nga Heidi (e cila nuk hiqte dot sytë nga skaleta, sepse nuk ia thotë fare për prezantim) se si ndihej për deklaratën e tij mbi orientimin seksual, tha tre emra meshkujsh që ishin gay brenda Big Brother:

Heidi: Kishte emra të tjerë që duhet të dilnin para teje?

Bernardi: Po, Aldo Klajdi. Besoj shumë që kësaj jave isha mes 5 lojëtarëve më të fortë. Gjatë kësaj kohe ata nuk kanë patur aktivizim.

Heidi: Ishe gjatë gjithë kohës vetvetja?

Bernardi: Në disa raste isha i shtirur, sidomos në raste intimidimesh.

Heidi: Ke bërë disa deklarata shumë të forta dhe të guximshme. Çfarë të shtyu ta ndash informacionin rreth vetes në big brother?

Bernardi: Nuk e di, mesa kuptoj publiku nuk mund t’i marrë lehtë shakatë. Nuk është e vërtetë. Unë kam bërë thjesht atë që, tre djem të tjerë në shtëpinë e Vëllait të Madh nuk kanë guxim ta bëjnë.

Heidi: Cilët janë këta?

Bernardi: Klajdi, Jozi dhe Laerti

Heidi: Ti po thua që këta janë gay?

Bernardi: Jo, nuk po them atë, por di që kanë disa pikëpyetje në vetvete në lidhje me orientimin.

Ronaldo: Po ti the mbrëmë që Laerti nuk mund të jetë. Pse po e thua pikërisht sot këtë?

Bernardi: Unë i qëndroj faktit që jam krenar që jam homoseksual. Besoj që kam qenë banor i denjë dhe nuk ndihesha i bullizuar.  

 

bernardi jozi laerti klajdi

Lini një Përgjigje