TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Mars 2025, 15:51

U eliminua mbrëmjen e djeshme, Vserlo flet pas daljes nga shtëpia e Big Brother

Shkruar nga Pamfleti

U eliminua mbrëmjen e djeshme, Vserlo flet pas daljes nga shtëpia e

Vserlo mbylli rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP 4” mbrëmjen e djeshme duke hequr dorë përfundimisht nga gara për çmimin e madh.

Teksa ishte i ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel, ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri zbuloi detaje nga rrugëtimi i tij në reality show.

Ai tha se u është përgjigjur të gjithë banorëve me të ‘njëjtën monedhë’, ndërsa shtoi se gjatë qëndrimit në shtëpi u zhgënjye nga Loredana dhe Aldo. Megjithatë shtoi se ka ndjesi miqësore për ta dhe se miqësia mund të vazhdojë jashtë shtëpisë.

Në lidhje me finalistët, Vserlo bëri parashikimin duke thënë se ne finale shkon Gerta, Laerti, Gjesti, Egli ose Danja. Në lidhje me Eglin, ish-banori tha se rikthimin e saj e sheh të dobët.

Gjatë intervistës, ish-banori u surprizua nga aktori i ‘Portokallisë’, Juxhin Plevishti, i cili imiton këngëtarin.

Vserlo: Dua të kërkoj falje që ngele pa rol

Juxhin: Mos u bëj merak se ka plot role. Si ty s’mund të godisja asnjë tjetër. Isha te provat dhe më thanë që po më kërkon Vserlo dhe thashë të ngjitesha për të ‘Shqipëria Live’.

Vserlo: Faktikisht jam trembur pasi po flija. Kur dëgjova të bërtiturat thashë ‘unë bërtas aq shumë’. E kam parë nga reflektimi i ujit të pishinës. Sa hapa sytë i trembu, kush bërtiti? Kisha një ndjesi, doja që qeshja me të madhe. Ishte një realizim shumë i mirë. Do doja të përgëzoja që ke bërë si brenda e si jashtë.

Juxhin: S’kam dashur as të tallem dhe ta kaloj në fyese. Në momentin e parë që t’u afrova jam ngritur, u ndjeva keq. Kur të pashë buzëqeshjen… “Zhduku” është fjala më e përdorur. Jam kurioz, u fol pasi dola unë?

Vserlo: U fol pafund.

vserlo juxhin plovishti

Lini një Përgjigje