TAGS-AT E JAVËS

Showbiz30 Qershor 2025, 10:00

U aludua për krizë në martesë, çfarë po ndodh në të vërtetë mes Fifit dhe Adisit?

Shkruar nga Pamfleti

U aludua për krizë në martesë, çfarë po ndodh

Prej disa ditësh në rrjet kanë qarkulluar zëra për një ndarje mes Fifit dhe partnerit të saj, Adis Patushi.

Aludimet nisën pasi disa foto të çiftit u zhdukën papritur nga rrjetet sociale, duke ndezur spekulimet për një krizë në marrëdhënie.

Por duket se nuk ka vend për “panik” nga fansat!

Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se marrëdhënia mes tyre vazhdon normalisht dhe nuk bëhet fjalë për asnjë ndarje.

Të dy janë të fokusuar në jetën personale dhe projektet profesionale që po zhvillojnë paralelisht, ndërsa fshirja e fotove është thjesht një zgjedhje personale, jo sinjal ndarjeje.

Pra, për të gjithë ata që nisën të shqetësohen: Fifi dhe Adisi janë ende bashkë, ndoshta më të qetë, më diskretë, por larg çdo krize.

fifi adis patushi

Lini një Përgjigje