
Trajneri dhe bashkëshorti i rekordmenes dhe atletes Luiza Gega, Taulant Stërmasi, i ftuar në një emision televiziv, ka folur përpos sportit edhe për jetën personale. I pyetur nga moderatorja se a ngacmohet nga nëna e tij se kur do të bëhet me fëmijë, Stërmasi duke qeshur tha se “kjo ndodh çdo ditë duke nisur nga 15 vite më parë”.
Ndërsa shtoi se ai dhe bashkëshortja e tij Luzia Gega e kanë në plan që të bëhen prindër, dhe shpresojnë që kjo të ndodhë sa më shpejt.
“Ka 10 vjet, 15, ku di unë. Sa fillon fjalinë, iki. Më e forta është se motra ime është 20 vjet më e vogël dhe ka dy fëmijë. Nipat i dua shumë. Edhe prej fëmijëve që jam marrë gjithmonë. Në një farë forme thosha do jem i ftohtë, por është e pamundur. Besoj afër. Besoj po. Nuk kemi asnjë lajm, por besoj se afër do bëhem patjetër”, u shpreh Taulanti.
Më tej, ai rrëfeu edhe historinë e njohjes së tyre. Ai tha se ka qenë babai i vajzave që ai trajnon sot, i cili e ka prezantuar me Luizën vite më parë, kur ajo vinte nga Durrësi në Tiranë për t’u stërvitur.
Stërmasi tha se Luzia, kur e ka njohur ai, nuk ka qenë kjo vajza elegante, rekordmene, e shpejtë që njohim sot, por ka qenë topolake.
“Ditën që ka pasur ditëlindjen më ka ardhur më është prezantuar me babain e vajzave, pasi babai i vajzave ka qenë trajneri i Luizës. Luiza do vinte me shkollë në Tiranë, dhe më thotë ‘e kam mbesën time’, është vajza e kunatës dhe është sportiste shumë e mirë. Në fakt nuk e kisha parë asnjëherë. Më thotë që ‘ose e bën ti, ose kjo ka për ta lënë sportin’. Dy vitet e para ishin shumë të vështira. Ishte mësuar të bënte 4 stërvitje në javë. Ne bënim 8, 9, 11. Regjimi i stërvitjes është me intensitet të lartë. Liza ishte si topçe, ishte rrumbullak, me bark. Liza ishte 52 kilogram. Pra, ajo është sportistja më e shpejtë në një kampionat Europian”, u shpreh Taulanti në intervistë.
Lini një Përgjigje