TAGS-AT E JAVËS

Showbiz26 Shtator 2025, 15:40

Tragjike! Aksidentohet për vdekje vëllai i Gjestit, fituesit të BBV4

Shkruar nga Pamfleti

Tragjike! Aksidentohet për vdekje vëllai i Gjestit, fituesit të

Një aksident tragjik është shënuar pasditen e sotme në fshatin Qungur të Pejës, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Viktima është Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur shqiptar, Besart Kelmendi,  i njohur me emrin artistik Gjesti, fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor katër-rrotësh. Nga përplasja humbi jetën Kelmendi në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër me inicialet K.B.  është dërguar me urgjencë në spitalin e Pejës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se ai po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik, veçanërisht mes ndjekësve të reperit Gjesti.

 

 

Lini një Përgjigje