
Moderatorja Arbana Osmani është një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, e lidhur ngushtë me Big Brother Albania.
Por, dy vite më parë, moderatorja u largua papritur jo vetëm nga spektakli, por edhe nga televizioni ku punonte.
Pas një viti pauzë nga ekrani, Arbana u rikthye me një projekt personal në YouTube, “Mirëmbrëma Yje”, i cili u prit ngrohtësisht nga ndjekësit. Programi do të vijojë edhe këtë vit, dhe pritet të nisë së shpejti transmetimin.
Në një pyetësor të hapur me ndjekësit e saj në Instagram, Arbana ndau disa detaje për sezonin e ri, por edhe disa mesazhe që u lexuan si thumba ndaj Big Brother, veçanërisht për mënyrën se si sot funksionojnë reality shoë-t.
Një ndjekës e pyeti: “Do të të shohim në ndonjë reality shoë në ndonjë TV?” Arbana u përgjigj:
“Çdo vit vijnë ftesa për të drejtuar reality shoë me idenë për të sjellë diçka ‘ngjitëse’ si Big Brother dikur. Problemi është që tani nuk vendos më ‘produksioni i famshëm’, por algoritmet. Dhe këto të fundit kanë sjellë një kaos, duke bërë që nga ‘reality’ të mbetet pak ose aspak. Kjo është një dukuri që ka prekur të gjitha reality-t në botë, jo vetëm në Shqipëri. Jam kurioze të shoh si do t’i shkojë ‘Grande Fratello’ këtë vit, që rikthehet tek formula fillestare. Kam përshtypjen se reality-t janë në një fazë transformimi dhe gjithnjë e më shumë do funksionojnë si videogames. Madje, djali im Joni më tha një ditë: ‘Mami, pse nuk e bën një lojë si Roblox-i, por me Big Brother?’”

Kjo deklaratë e Arbanës është parë nga shumë si një mesazh i kodua, i cili shpesh është akuzuar nga publiku për shtrembërim të situatave dhe skenarizim të ngjarjeve në “reality-t” e tij, për të rritur klikimet dhe shikueshmërinë.
Në një tjetër pyetje:“Pse vendose të vazhdosh me YouTube dhe jo me TV?” – moderatorja u përgjigj me humor:
“Sepse edhe duke qenë në YouTube, njerëzit vazhdojnë të zgjedhin të më shohin në TV :)”
Ajo shoqëroi përgjigjen me statistika të shikueshmërisë, ku mbi 50% e audiencës e ndiqte programin e saj përmes televizionit, edhe pse prodhohej për YouTube.
“Si ka mundësi që nuk të bie asnjëherë algoritmi? Je gjithmonë lart” – Arbana e ktheu në një reflektim mbi botën dixhitale:
“15 vite në Instagram, 1 vit në YouTube dhe kurrë s’kam postuar për algoritme. Gjithçka ka qenë vetëm ndjesi personale, shpesh të pa filtruara, në orare jo të përshtatshme për të kapur ‘reach-in’ maksimal. Nuk kam pasur (dhe s’kam) kureshtje për të parë insights e postimeve, përveç kur ma kërkojnë klientët me të cilët bashkëpunoj. Më tmerron ideja se algoritmet gjithnjë e më shumë po ndikojnë perceptimet dhe vendimet tona. Dua të besoj se njeriu është qenie – në mos më e zgjuar, pa dyshim më e ndjeshme se ato ???? Unë ec me instinkt: nëse më pëlqen diçka e ndaj me publikun; nëse jo, e mbaj për vete, edhe sikur të më siguronte miliona shares.”
Me këto qëndrime, Arbana lë të kuptohet se zgjedh autenticitetin ndaj lojës së algoritmeve, një qëndrim që publiku e ka lexuar si një distancim të qartë nga mënyra se si funksionojnë sot reality shoë-t në televizionet shqiptare.
E mi burrelse ske aspak mirenjohje kush te beri te famshme...
Mos eharto kush t'a dha famen
Kjo e ndriti me mirembrema yje. Thuaj flm atij televizioni qe te dha famee te jesh mirenjohse
Kjo,mosmirënjohës dhe mendjemadhe,ardhur nga Maqellara, u regjistrua tek Petronini dhe ndihmuar jashte mase per arsye se punonte te top radio. Bile dhe vellain ja regjistruam. Sot te sheh ne kokerr te syut dhe nuk te flet me goje. Mund te kesh para dhe fame por,provinciale mbetesh.