TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Shkurt 2024, 10:04

Theu rregullat e Big Brother, Zarf i Zi për Gazin: diskutoi nominimet

Shkruar nga Pamfleti

Theu rregullat e Big Brother, Zarf i Zi për Gazin: diskutoi nominimet

Banorët kanë thyer rregullat e Shtëpisë më të famshme, duke diskutuar me njëri-tjetrin mbi nominimet.

Ka qenë Gazi ai i cili ka tërhequr Vesën dhe Artën mënjanë në oborr ku kanë biseduar mbi një strategji për eliminimin e Ilnisës. Me shkeljen e rregullave, Vëllai i Madh ka dërguar në shtëpi një zarf i zi me një penalitet: nominimin.

Gazi: Kishe qejf, të bëra lider.

Vesa: Jo, e keni bërë Ilnisën sepse pasi ajo u bë lidere, u ngrit më lart.

Gazi-Vesës për të nxjerrë në nominim Ilnisën: Merr Romeon dhe dikë tjetër, të dy të fortë… Riken dhe Romeon, më dëgjo mua…

Me përfundimin e transmetimit të videos, mes banorëve ka nisur një debat i ashpër, ndërkohë Ledioni ka ndërprerë banorët duke kërkuar leximin e zarfit të zi nga Ilnisa.

“Në shtëpi përpara pak orësh ka ardhur një zarf i zi që do të doja të lexohej nga Ilnisa. Ilnisa zarfin e zi që ke aty në kuzhinë”- tha Ledioni.

“Banorë, një nga rregullat kryesore të BBV është të mos diskutoni nominimet. Ky rregull është thyer nga Gazi, kështu që Vëllai i Madh ka vendosur ta çojë në nominim”, thuhej në zarfin e lexuar nga Ilnisa.

Me përfundimin e leximit të zarfit, Vëllai i Madh ka dërguar direkt Gazin në nominim.

Bashkë me Gazin, në nominim janë edhe Ilnisa e Meri të cilat nuk u shpëtuan dot nga zinxhiri.

gazi nominim zarf i zi

Lini një Përgjigje