TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Maj 2025, 15:39

“Thashethemi që më la pa gjumë”, Matilda Bega: Dëgjova se kisha një motër

Shkruar nga Pamfleti

“Thashethemi që më la pa gjumë”, Matilda Bega:

Vajza e Met Begës, gazetarja Matilda Bega, ishte e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”. Tema e ditës ishte në lidhje me thashethemet.

“A duhet të shqetësohemi kur të tjetër flasin për ne? Si duhet të sillesh ndaj njerëzve që flasin keq për ty?”, ishin pyetjet që u ngritën në studion e emisionit.

Gazetarja tregoi për thashethemin më të çuditshëm që ka dëgjuar për veten dhe që kishte ndikuar tek ajo. Matilda rrëfeu se si një shoqe i kishte thënë se ka dëgjuar se ka një motër.

Ajo shprehet se e mori me të qeshur por shton ‘pse, flija unë?’. Madje Bega kishte shkuar dhe kishte pyetur edhe mamanë e saj në lidhje me këtë thashethem që kishte dëgjuar.

“Më thotë mua një shoqe ‘po ti moj Matilda, 30 vjet shoqe bashkë, ti ke një motër dhe nuk më ke treguar?’. ‘Unë i thashë ‘motër’?’. Unë kam vetëm një vëlla, tani nëse babi ka bërë një motër dhe nuk na ka treguar, me një mama tjetër, mund ta kem.

‘Është e sigurt. Ma ka thënë njëra është vajza e Met Begës’, tha. E kalova unë me të qeshur, pse flija unë? Shkova te mami, se babin nuk e pyesnim dot më dhe e pyes ‘mos kemi një motër?’. ‘Motër?’. M’u bë aq fobi kjo, saqë një ditë shkova te varrezat, te babi. Atje pashë një lule, atë lulen nuk e kisha çuar unë. Kush e ka lënë, mos e ka lënë motra?

Pas shumë kohësh takoj këtë shoqen time, ‘e more vesh ti?’, jo i thashë. ‘Ajo që më tha mua që kishe një motër, e kishte fjalën për vajzën e xhaxhait, kujtonte se e kishe motër’. Ndërkohë unë 6 muaj hapa gjithë miqtë e Metit duke i marrë në telefon ‘mos dini gjë a kam një motër unë?’. A ka gjë më të tmerrshme? Unë ndikohem shumë nga thashethemet”, tha Matilda.

matilda bega thashethem motra

Lini një Përgjigje