
Një incident i papritur ka ndodhur në koncertin e Rauw alejandro, në Intuit Domen në Los Angeles, teksa ylli portorikan po vallëzonte në skenë dhe papritur kuptoi se i ishin grisur pantallonat.
Gjatë përformancës së tij shpërthyese këngëtari u përfshi në disa lëvizje intesive.
Në një moment kur ai hapi këmbët, pantallonat iu grisën, duke shkaktuar britma dhe të qeshura, por aspak siklet nga ana e tij.
Përveç se incidenti u kap nga kamerat, ai u filmua gjithashtu edhe nga telefonat celular të audiencës. Brohoritjet mbushën Kupolën e Intuit ndërsa e papritura u shndërrua në një kulm të mbrëmjes.
Kur kuptoi se çfarë i kishte ndodhur, Rauw menjëherë ngriti dorën për të mbuluar vendin ku u grisën pantallonat. I konfirmoi publikut se i kishte ndodhur vërtetë një incident në skenë dhe buzëqeshi pa e vrarë mendjen.

Lini një Përgjigje