TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Maj 2024, 10:29

Të shtëna me armë zjarri në shtëpinë e Drake, plagoset roja e rezidencës

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në shtëpinë e Drake,

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar jashtë shtëpisë së reperit Drake. BBC njofton se i plagosur ka mbetur një nga rojet e sigurisë së rezidencës. I plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja vjen në kohën e përshkallëzimit të luftës së tij të fjalëve me rivalin amerikan të repit Kendrick Lamar. 'Lufta' mes Drake dhe Lamar është bërë shumë personale, me diss-e të shkëmbyera mes dy yjeve më të mëdhenj të hip-hop gjatë fundjavës.

Kendrick Lamar e quajti Drake një “pedofil të çertifikuar”. Reperi në këngën e tij ka mohuar pretendimin e Lamar se ai ka një vajzë të fshehtë, madje duke shkuar aq larg sa të thotë se ai qëllimisht i kishte “ushqyer … informacionin” reperit “Humble” për ta bërë atë të dukej si budalla.

Mbetet e paqartë nëse Drake ishte në shtëpi kur ndodhi incidenti ose nëse ai ishte një objektiv i të shtënave.

 

drake te shtena plagosje roja

Lini një Përgjigje