
Balerini Graciano Tagani ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme, ku tha se Romeo e ka ngacmuar Erjolën dhe i ka kërkuar lidhje, por kjo e fundit nuk i është përgjigjur. Graciano i referohej kohës kur të dy konkurentët kanë qenë jashtë shtëisë së Big Brother.
Kjo deklaratë është shoqëruar me debate të forta, ndërsa Erjola shpërtheu duke bërtitur dhe duke qarë, pasi tha se nuk është e vërtetë.
Romeo: E panë tani që paskam unë kimi me Erjolën, tani do thonë ‘pse nuk reagon Heidi’. Kam parë dashamirësinë e Erjolës dhe unë i kam ndejtur afër. Më duket tendencioze nga ana e Gracianos, Julit dhe Françeskës. Më thotë mua ‘do të të hedh bombën’.
Graciano: Duke e njohur Erjolën, shikoj që Romeo i bën sytë xixa dhe ishte duke parë ku ishte Erjola. E kam pyetur Erjolën çfarë po ndodh. Ti duhet të mbash fiksimet e tua në kontroll, nuk është faji im. Nga gjestet që ju dhatë, Heidit nuk i plas fare, këtë ta vërtetoi Erjola. A je ti Romeo Veshaj ai që e ke pasur fiksim Erjolën, duke i çuar mesazhe dhe ta ka lënë ‘seen’. I ke kërkuar lidhje.
Erjola: Seriozisht doni të më nxirrni nga shtëpia në këtë mënyrë?
Graciano: Më shiko në sy dhe bëhu burrneshë. E di situatën. Më ke thënë ‘mos e hap si muhabet’, ty të intereson për lojë.
Erjola: E kam marrë me sportivitet, çuni huaj ka të dashurën këtu brenda dhe dy javë para finales dalin këto muhabete. Nuk ka pasur asnjë komunikim, e bëjnë fakt të kryer dhe ka 4 ditë që injoroj provokimet. Me djalin e huaj s’kam pas afrimitet.
Romeo: E ke nga vemja, qetësohu, a je e qetë me veten tënde pse prekesh.
Edhe pas spektaklit situata ka qenë mjaft e ndezur në shtëpi, ndërsa Romeo është shprehur se nëse do të kishin qenë jashtë spektaklit do e kishte rrahur Gracianon:
Romeo: Jemi brenda mureve
Graciano: Pse po te ishim jashtë, çfarë do bëje?
Romeo: Do të të rrihja
Graciano: Kujdes me termat
Romeo: Ti je plehre
Graciano: Ti je palaço
Romeo: Je plehrë mashkull
Në fakt, nuk është vetëm Graciano ai që e mbron këtë tezë, pasi edhe ish-banorja e "Big Brother VIP 1", Antonela Berisha, ka zbuluar një bisedë që ka bërë me moderatoren Erjola Doçi. Në fjalën e saj, teksa ishte e ftuar në emisionin "Big Brother Fan Club", ajo u shpreh se i kishte sugjeruar që të krijonte një marrëdhënie romantike me Romeo Veshajn.
"Para se të hynte i sugjerova krijo një lidhje në "Big Brother" se do eci shumë. E i sugjerova fiks Romeon. E dalloj një lloj tensioni mes tyre. E dalloj gjuhën e trupit, është ashiqare që kanë diçka. Veshajt janë shumë të zgjuar. Romeo nuk do krijonte një lidhje me Erjolën, nuk dua të them se nuk ka një imazh të pastër, por i duhej një gocë më e thjeshtë si puna e Heidit,"-tha Antonela në fjalën e saj.
Lini një Përgjigje