
Luizi ka shprehur sot të njëjtën kërkesë si fansat. Duke dëgjuar këngën e re të Noizyt me Yll Limanin nga albumi “Alpha” ai i ka kërkuar një bashkëpunim reperit.
Gjatë një bisede me banorët e tjerë të shtëpisë së Big Brother Vip, Luizi tha se mendon se Noizy e mbështet atë.
“Me shumë gjasa Noizy do thotë se “E dua fort Luizin”. E para, unë nuk jam përzier kurrë në konfliktet që kishin këta me grupet e tjera. Po të bëj një këngë me Noizyn unë, çfarë mendoni ju? O Gels, ta bëjmë një këngë zemra? Ta hënksha zemrën! Dhe do bëhet klipi në makinë cabrio. Vetëm duke ecur!”, tha sot Luizi.
Kujtojmë se së fundmi, reperi i njohur Noizy duke performuar në skenë këngën e tij të re “Jena mbretër 2” ka publikuar edhe një video të Ejllit brenda shtëpisë duke kërcyer. Në këtë mënyrë ai ka reaguar duke treguar mbështetjen e tij për Luizin.
Lini një Përgjigje