
Mbrëmja e së martës në "Big Brother VIP" u çel me një surprizë, të cilën moderatorja Arbana Osmani e prezantoi duke thënë se do të ishte një superhit. Moderatorja zbuloi se këngëtari Armaldo Kllogjeri kishte kërkuar që të realizohej një këngë për gratë dhe vajzat me rastin e Festës Ndërkombëtare të Gruas.
Kështu kënga u realizua, e shkruar nga Shpëtim Saraçi dhe Alban Kondi dhe u këndua nga Armaldo Kllogjeri në spektaklin e së martës.
“Atëherë si një dedikim për të gjitha vazjat dhe gratë si dhe për Aidën e tij dhe ata që ndjekin këtë program do të shijojmë këngën e kënduar nga Maestro ynë i famshëm.
‘Ta dije’ e Armaldo Kllogjerit ka ngjashmëri të jashtëzakonshme me këngën “Eleftheros” të këngëtarit të famshëm grek, Kostantinos Argiros.
Ritmi, muzika dhe ndërtimi i këngës janë thuajse identike me atë këngës së Argiros, i cili projektin muzikor e ka publikuar 10 muaj më parë dhe ka rreth 8.2 milionë shikime në kanalin e tij në "YouTube".
Nga ana tjetër, kënga e Armaldo Kllogjerit ka marrë 12 mijë klikime, pasi është vendosur në krye të postimeve në faqen zyrtare të "Big Brother VIP" dhe është publikuar dhe në faqen zyrtare të "Top Channel" në "YouTube".
Për më tepër, vëreni ngjashmëritë duke i dëgjuar të dyja versionet në linqet e mëposhtme.
Siç mund të vëreni kënga e kënduar nga Armaldo Kllogjeri është një kopje paksa e modifikuar.
Lini një Përgjigje