TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Shtator 2024, 15:36

Studentja e farmacisë në 'Përputhen': Kam ardhur të gjej burrë

Shkruar nga Pamfleti

Studentja e farmacisë në 'Përputhen': Kam ardhur

Eneada është konkurrentja më e vogël në këtë edicion të “Për’puthen”. Ajo është 21 vjeçe dhe studente farmacie.

E reja ka zbuluar se pëlqen një djalë që është i vëmendshëm, i kujdesshëm dhe i shkathët, por nuk pëlqen arrogancën, komunikimin e dobët dhe mendjemadhësinë.

Eneada u prezantua në puntatën e ditës së djeshme, ku tregoi se ‘ka shkuar për t’u martuar’.

“Kam ardhur për t’u martuar, nuk dal që këtu pa u martuar. Prindërit nuk ishin dakord, donin që të mbaroja njëherë universitetin, pastaj të shikoj për burrë”, u shpreh 21-vjeçarja.

Ndërkohë tregoi edhe një nga historitë e dështuara me një djalë që kishte njohur në rrjetet sociale.

“Kam shumë. Kam njohur një djalë në rrjetet sociale, dukej i mbajtur, i mirë, i lezetshëm. Kur e takova doli komplet e kundërta, nuk kishte atë higjienën që kishte në rrjetet sociale”, tha Eneada.

eneada perputhen burre

Lini një Përgjigje