TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Shtator 2024, 15:24

Tradhtoi bashkëshortin kur ishte shtatzënë? Cardi B: Po, e kam bërë

Shkruar nga Pamfleti

Tradhtoi bashkëshortin kur ishte shtatzënë? Cardi B: Po, e kam
Pak kohë më parë reperja e famshme, Cardi B, është bërë nënë për herë të tretë. Ajo solli në jetë një vajzë. Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë artistja, duke postuar edhe fotot e para të vogëlushes.

Ndërkohë lajmin se ishte shtatzënë e bëri të ditur muajin e kaluar, mes procedurave të divorcit me partnerin e saj, Offset. Ky i fundit nga ana tjetër, ka hedhur akuza të shumta ndaj reperes. Sipas tij, ish-partnerja e ka tradhtuar gjatë kohës që ishte shtatzënë.

Ende nuk dihet saktësisht kur ka ndodhur kjo, por Cardi B ka dorëzuar kërkesën për divorc në korrik. Gjatë një video live në “Instagram”, reperja amerikane ka zbuluar disa detaje lidhur me ndarjen nga Offset, përfshirë dhe faktin që ai i kishte kërcënuar të merrte mbrapsht dhuratat që i kishte bërë, pasi ajo kishte vazhduar jetën pas ndarjes.

“Diçka që më duket absurde është se ai mendon se mund të më blejë, por nuk mundet. Aq i çmendur është saqë beson se kjo është e mjaftueshme. Do të më kërcënosh duke marrë gjërat për të cilat kam punuar? Do të luash me mua? Le të luajmë. Do të marrësh gjërat e mia sepse kam vazhduar përpara? Lirisht. Pse ti nuk mund të ecësh përpara?”-tha Cardi. Gjithashtu, në Tëitter ajo postoi një mesazh të shkurtër ku shkruante: “Po, e kam bërë”. Shumë prej ndjekësve mendojnë se ky koment ka konfirmuar akuzat e Offset për tradhti.

Ndërkohë kkujtojmë se Cardi B ka kërkuar divorc pas gjashtë vitesh martesë, mes zërave për tradhti. U përfol se Offset e kishte tradhtuar, por kjo nuk ishte arsyeja e vetme.

“Ata janë larguar nga njëri-tjetri. Kjo e ka shtyrë Cardi-n të marrë këtë vendim më shumë se çdo gjë tjetër. Ky është një hap që ajo dëshiron ta ndërmarrë”-tha një burim i afërt me dyshen. Cardi B po kërkon kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre, vajzës Kulture dhe djalit Wave.

cardi b tradhtia

Lini një Përgjigje