TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Janar 2024, 09:57

Stine për tregun aktual muzikor: Duhet të dalin mendje të reja

Shkruar nga Pamfleti

Stine për tregun aktual muzikor: Duhet të dalin mendje të reja

Stine ka sjellë së fundmi këngën “Çfarë të kam bërë”, një projekt që në fakt është krijuar 13 vite më parë por vetëm tani ka gjetur kohën ta publikojë. Artisti ka qenë i ftuar së fundmi në “Wake Up” për të folur më shumë mbi këtë këngë, por edhe të tjerat që do të vijnë së shpejti…

Çfarë mendon për tregun aktual?

Ka shumë artistë të rinj shumë të talentuar që duhet të dalin. Duhet të dalin mendje të reja, zëra të rinj. Ndryshon muzika, ndryshon çdo gjë. Edhe në kompeticione e kanë marrë çmimin artistët e vjetër, jo të rinj. Në Top Fest u nxorrën artistë të rinj, të vjetrit nuk pranuan të merrnin pjesë në fillim. Top Festi e bëri aq të bukur, sa vitin tjetër kërkuan të gjithë të merrnin pjesë.

Kush i dëgjon i pari këngët e tua të reja?

Njerëzit e mi të afërt që rrinë pranë meje. Kam miq, shokë, shoqe, bashkëshortja ime. Asaj nuk ia tregoj të parës sepse ka sensin e kundërshtimit, ngaqë është edhe ajo muzikante.

stine tregu muzikor

Lini një Përgjigje