
Një kompani tragetesh u ka kërkuar falje pasagjerëve pas një incidenti në të cilin fëmijët filluan të bërtisnin kur një film pornografik u shfaq në një nga televizorët e anijes së saj .
DFDS shprehu "keqardhjen e saj të thellë" për incidentin që ndodhi në anijen që lundronte nga Franca për në Sussex.
"Filmi për të rritur" u transmetua aksidentalisht në televizorin e sallës së pritjes, ku pasagjerët po shikonin një garë të Formula 1, duke i ekspozuar fëmijët ndaj "pornografisë së ashpër".
Një zëdhënës i kompanisë tha se incidenti ndodhi gjatë një vonese kur anija u kthye në Francë për shkak të një problemi teknik në portin e Neëhaven. Pasagjerët më pas kërkuan të shikonin garën F1 në zonën e sallës së pritjes dhe papritmas, pasi gara mbaroi, u shfaq filmi pornografik.
DFDS deklaroi se ekipi nuk ishte në dijeni se filmi do të transmetohej dhe sapo u njoftua, ndryshoi menjëherë kanalin.
Kompania e hoqi kanalin nga lista e stacioneve të disponueshme në anije dhe siguroi se incidenti nuk do të përsëritej, duke kërkuar falje për acarimin dhe zemërimin e pashmangshëm të shkaktuar.
Në një deklaratë për gazetën lokale Argus në Brighton, një pasagjer e përshkroi incidentin si "pak të çmendur".
Siç tregoi ai, papritmas fëmijët filluan të vraponin dhe të bërtisnin brenda anijes, me prindërit që i kërkonin stafit të korrigjonte situatën, duke thënë se "pornografi e ashpër po shfaqet në televizion".
Lini një Përgjigje