TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 3 Janar 2026, 20:40

Skandal në Big Brother/ Pak para Prime-it Kristi Lamaj kalon murin rrethues, produksioni hesht

Shkruar nga Pamfleti

Skandal në Big Brother/ Pak para Prime-it Kristi Lamaj kalon murin

Olti Curri ka publikuar në 'Instastory' disa mesazhe nga ndjekës që raportojnë se banori Kristi Lamaj dyshohet të ketë hedhur murin rrethues të shtëpisë.

Sipas tyre, produksioni nuk ka ndërhyrë menjëherë, por ka fikur mikrofonat e banorëve dhe nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar, duke lënë mister lidhur me atë që ka ndodhur brenda.

Skandal në Big Brother/ Pak para Prime-it Kristi Lamaj kalon murin

Përveç mesazheve, Olti ka ndarë edhe një video ku shihet duke e ndjekur Bigun live, por Kristi nuk shfaqet gjëkundi, duke rritur spekulimet për situatën e jashtëzakonshme që mund të ketë ndodhur brenda shtëpisë.

Skandal në Big Brother/ Pak para Prime-it Kristi Lamaj kalon murin

Ky incident ndodh vetëm disa orë para prime-t të Big Brother dhe publikisht mbetet e paqartë nëse do të diskutohet gjatë emisionit të sotëm apo do të mbahet sekret nga produksioni. Ndjekësit dhe fansat janë vënë në pritje, duke komentuar masivisht në rrjetet sociale për një skandal të mundshëm që mund të ndryshojë dinamikën e lojës.

Episodi i sotëm pritet të sjellë të dhëna të reja dhe ndoshta një reagim nga Kristi Lamaj ose banorët e tjerë.

Fansat tashmë presin me padurim se si do të zhvillohet drama dhe nëse do të ketë pasoja reale nga veprimi i diskutueshëm brenda shtëpisë.

Lini një Përgjigje