
Një deklaratë e babait të Sara Gjordenit, ish-banore e “BBVIP”, bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave, teksa i ati hidhte poshtë gjithë rrëfimet e ish-Missit, të bëra si në reality shoë, ashtu edhe në intervistat pas, në lidhje me braktisjen që i kishte bërë familjes dhe shkakun e konflikteve midis tyre.
Pas këtyre deklaratave, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Sarës, e cila nëpërmjet disa postimeve në InstaStory, u përpoq të vërtetonte versionin e saj të historisë, ndërsa tha se ndihej “e braktisur për së dyti nga i ati” dhe e quajti edhe një “monstër” për gjithçka që kishte sajuar, sipas saj. Por ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri gjeti mbështetje tek Flori Mumajesi.
Kështu, artisti i njohur, që daljet publike dhe përfshirjen në “temat e ditës” i ka të rralla, ka postuar një video në Instagram-in e tij, nga filmi “Një vajzë dhe një djalë”, skenën e famshme ku babai ndalon të bijën që t’i bëjë vetes keq duke i shprehur dashurinë dhe këtë situatë e lidh me atë të Sarës, duke shkruar bashkangjitur: “Sikur të kishte një baba”…
Më pas shkruan: Ky e quan veten bab, mu si një e keqe. Neveri”, postim që mori përgjigje nga Sara e cila i shkroi: Të dua shumë Flor

Lini një Përgjigje