
Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Ilnisa Agolli ka komentuar debatet e forta të ndodhura së fundmi mes Meritonit dhe Romeos. Ajo tha se është tërësisht kundër Romeos, teksa e cilësoi atë si “abuzuesin më të madh në lojë”.
Ilnisa madje ka vënë në dyshim edhe miqësinë që ekzistonte mes dy banorëve.
“Më vjen keq dhe nuk jam e bindur nëse kjo marrëdhënie ka qenë e vërtet. Në rastin konkret jo se jam me Meritonin, por jam kundra Romeos. Si nuk është ndjerë dhe vënë re nga ana e tij se për hir të një lojë nuk duhet të kalojë limitet, ka shkelur me dy këmbët limitet. Për mua Romeo është abuzuesi më i madh në këtë lojë. Nën dirigjimin e ‘Veglës’. Volteri thotë budallallëku qëndron njësoj, në kohët e sotme ndjek bigun, Romeon Eglën dhe Heidin. Nuk shkon askund përveçse pas. Kanë mbetur në vend”, u shpreh Ilnisa.
Lini një Përgjigje