
Këngëtari i njohur Shpat Deda ka treguar detaje lidhur me albumin e ri muzikor, të titulluar ‘Hajde n’ballon’.
Ai rrëfen se në këtë projekt muzikor çdo detaj ka qenë live nga interpretimi te instrumentistët dhe xhirimi. Më tej, i vendosur përballë 5 pyetjeve, Shpati ka hapur zemrën dhe ka folur për një periudhë të errët në jetën e tij, si përjetimi i depresionit.
Ai tregon se momentet e errëta në jetën e tij i ka kaluar duke menduar se çdo gjë është e përkohshme.
“Kam kaluar periudha të errëta me vetveten. Më ka rastis të jetoj periudha depresive. Për dikë që e ka përjetuar diçka të tillë e di se sa e vështirë është ajo, e di shumë mirë se e ndjej shumë.
Ka njerëz që më thonë që kam qenë në një fazë të tillë dhe muzika jote më ka ndihmuar shumë. Kjo më ka prekur shumë, e ndjej shumë pasi e kam përjetuar vetë dhe e di çfarë do të thotë.
Unë shpëtimin e kam gjetur te fakti se çdo gjë është e përkohshme në jetë dhe do të kalojë”, u shpreh artisti për “Ftesë në 5”.
Lini një Përgjigje