TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Shkurt 2025, 13:04

Shokon Livia: Kur isha 4-vjeç një i afërm i familjes tentoi të më pë*rdhunojë

Shkruar nga Pamfleti

Shokon Livia: Kur isha 4-vjeç një i afërm i familjes tentoi

Livia ka bërë një deklaratë që i ka tronditur të gjithë. Banorja ka rrëfyer një ngjarje të ndodhur kur ishte vetëm 4 vjeç, ku një person i afërt i familjes ka tentuar ta përdhunojë atë.

Livia tregon se e mbyllte shpesh në dhomë me pretekstin se po i tregonte një përrallë dhe është përpjekur ta prekë dhe puthë në mënyra të papërshtatshme.

Livia ka shpjeguar se atëherë, si fëmijë, nuk e kishte kuptuar plotësisht atë që po ndodhte, por shumë vite më vonë, pasi dëgjoi një histori të ngjashme, kujtimet e ngjarjes iu rikthyen dhe ishte prekur emocionalisht, duke shpërthyer në lot.

Ajo ka theksuar se deri në atë moment, çdo herë që e shihte atë person apo dëgjonte emrin, ndiente një neveri të pashpjeguar

Ajo tha se nëna e saj, së bashku me të, e kishte mësuar për këtë ngjarje disa vite më parë, tani që ajo është e rritur dhe sigurisht ishte tronditur shumë.

Ky rrëfim ka shkaktuar një reagim të fortë dhe ka lënë të gjithë të pranishmit të habitur dhe të emocionuar.

livia perdhunim

Lini një Përgjigje