TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Shkurt 2025, 11:28

“Luftoi” me botën për të, Enca dhe masazhatori afrikan i japin fund lidhjes

Shkruar nga Pamfleti

“Luftoi” me botën për të, Enca dhe masazhatori

Enca është sërish single!

Romanca e saj me masazhatorin afrikan Mickey Neblett ka marrë fund. Pas dy vitesh lidhje, duket se çifti nuk ka mundur të rezistojë më.

Mickey mori menjëherë vëmendjen e mediave, duke u shndërruar në kryefjalë të rrjeteve sociale. Nga ana tjetër këngëtarja, e cila ka treguar se është pa tabu, shpesh reagonte për paragjykimet për faktin se partneri i saj ishte afrikan.

Dyshja ka zhdukur çdo foto të tyre nga rrjetet sociale. Madje as nuk ndiqen më me njëri-tjetrin, duke na bërë të mendojmë se mes tyre historia e dashurisë ka marrë fund.

enca mickey neblett

Lini një Përgjigje