TAGS-AT E JAVËS

Showbiz25 Maj 2026, 13:42

Shokon Britney Spears: Mamaja ime vrau një 12-vjeçar, pse nuk u dënua?

Shkruar nga Pamfleti
Shokon Britney Spears: Mamaja ime vrau një 12-vjeçar, pse nuk u
Shokon Britney Spears: Mamaja ime vrau një 12-vjeçar, pse nuk u dënua?

Britney Spears ka rikthyer sërish vëmendjen mediatike pas publikimit të detajeve nga arrestimi i saj në muajin mars për drejtim mjeti në gjendje të dehur në California.

Sipas raportimeve nga mediat amerikane, gjatë komunikimit me efektivët e policisë, artistja bëri deklarata të forta dhe të papritura për nënën e saj, Lynne Spears, duke rikthyer në vëmendje një aksident të rëndë të ndodhur dekada më parë.

Pasi u paralajmërua nga oficerët për rrezikun e drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe ilaçeve, Britney thuhet se deklaroi:

“Po, zotëri, e di. Në fakt, mamaja ime vrau një djalë me biçikletë, por unë nuk e kam bërë kurrë këtë.”

Më tej, këngëtarja shtoi me tone të revoltuara:

“Dhe asgjë nuk i ndodhi asaj! Pse nuk e arrestuan? Si i shpëtoi mamaja ime të gjitha këtyre?”

Deklaratat lidhen me librin autobiografik të Lynne Spears, “Through the Storm”, ku ajo ka rrëfyer për një aksident të ndodhur në vitin 1975 në Louisiana.

Sipas librit, automjeti i saj goditi 12-vjeçarin Anthony Winters gjatë motit të keq dhe kushteve të vështira atmosferike. Raportohet se në atë kohë ajo nuk u përball me akuza penale për incidentin.

Pamjet e publikuara nga ndalimi i Britney Spears tregojnë gjithashtu këngëtaren duke mos kaluar testin e maturisë, ndërsa ajo ka pranuar para policisë se kishte konsumuar alkool dhe disa medikamente me recetë, përfshirë Prozac, Adderall dhe Lamictal.

Pas arrestimit, Britney qëndroi për një periudhë të shkurtër në rehabilitim dhe më vonë arriti një marrëveshje për një akuzë më të lehtë. Gjykata e dënoi me një vit kusht dhe ndjekjen e detyrueshme të një programi edukimi për alkoolin.

Ngjarja ka rikthyer debatet mbi gjendjen emocionale dhe raportet e tensionuara të këngëtares me familjen e saj, marrëdhënie që prej vitesh kanë qenë në qendër të vëmendjes publike dhe mediatike.

 

britney spears mamaja vrasje

Lini një Përgjigje