TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Prill 2025, 14:10

Shfaqje me ‘beba’, Sara Gjordeni zbulon planet televizive

Shkruar nga Pamfleti

Shfaqje me ‘beba’, Sara Gjordeni zbulon planet televizive

Sara Gjordeni ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ditën e djeshme.

Ajo konfirmoi se është gati të rikthehet në ekran me një projekt televiziv të veçantë, i cili do të fokusohet në momentin emocionues të zbulimit të gjinisë për gratë shtatzëna, ato shfaqjet që tanimë njihen si ‘gender reveal’. Një format ndryshe, që synon të sjellë ndjeshmëri dhe gëzim në ekran.

Ndërsa foli për jetën në çift, Sara zbuloi se martesa me Bardhin, ku ajo ishte e veshur me shami, ishte një dëshirë e tij që ajo vendosi ta plotësonte me zemër.

Ajo shtoi se të dy janë të hapur dhe tolerantë ndaj besimeve të njëri-tjetrit, duke theksuar se nuk janë ekstremistë.

Në përfundim, ish-banorja e Big Brother VIP foli me emocione për vajzën e saj, Nea, të cilën e përshkroi si “kopjen e saj të vogël”. Sara theksoi se dëshiron t’i ofrojë të bijës gjithçka që ajo vetë nuk e ka pasur mundësi ta përjetojë në fëmijëri.

 

sara gjordeni bardhi

Lini një Përgjigje