TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Prill 2025, 07:54

Shfaqja pranë Alketa Vejsiut, Arbana Osmani tregon se kur do të kthehet në ekran

Shkruar nga Pamfleti
Shfaqja pranë Alketa Vejsiut, Arbana Osmani tregon se kur do të
Arbana Osmani

Pas 2 vitesh mungesë në ekran moderatorja Arbana Osmani shfaqet në skenën e “X Factor Albania”. Në natën finale plot emocione dhe surpriza, si një e ftuar speciale, Osmani pati një rrëfim të veçantë dhe shumë të guximshëm të jetës së saj.

Jo pak është aluduar për largimin e saj nga televizioni ku punoi për vite me radhë në programe të ndryshme. Por, mbrëmjen e sotme në skenën e “X Factor”, figura aq shumë e dashur e publikut shqiptar, krah Alketa Vejsiut, tregoi se kur do të rikthehet në ekran.

Alketa Vejsiu: Një njeri që ka jetuar gjithë jetën në televizion si ia bën, a ia del dot?

Arbana Osmani: Me thënë të drejtën jo, por tani që po vija këtu e gjithë kjo dita sot, kur po përgatitesha, grimi, flokët, mesazhet e të dashurve të mi, më rikthyen pas në kohë dhe ndjehem shumë mirë. Televizioni është një festë e madhe dhe unë e dua shumë televizionin, studio të tilla të mbushura plot me njerëz, ankthi pastaj, emocionet, ata të rinj që shikoja, është gjithçka shumë e bukur. Kam qenë shumë e privilegjuar në këto 25 vite, që kam bërë këtë punë, që e kam dashur fort dhe që arrij ta bëj dhe dua ta bëj për shumë kohë.

Alketa Vejsiu: Po ja ku jemi komshie këtu në Televizionin Klan, Arbana Osmani…

Arbana Osmani: Ashtu! E paske vendosur ti, i paske marrë vendimet.

Alketa Vejsiu: Televizioni Klan ta hapi derën me thënë të drejtën dhe të ka pritur ashtu siç ti e meriton për hir të së vërtetës.

Arbana Osmani: Faleminderit shumë. E vlerësoj vërtet shumë. E vlerësoj në mënyrë të veçantë të gjithë vlerësimin edhe në klip, jam shumë falenderuese.

Lini një Përgjigje