
Julian Deda është banori i dytë i konfirmuar nga “Big Brother VIP 3”, shtëpisë më të famshme në vend që do të nisë ditën e nesërme.
Ka qenë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili përmes një postimi ngacmues në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e shumëpritur, i cili u konfirmua më pas edhe nga vetë aktori i mirënjohur.
“Sapo mësova që nesër do të arrestohet Julian Deda. Shërbimet e Policisë gjyqësore të Big Brother pritet ta ekzekutojnë vendimin menjëherë nesër ose maksimumi pasnesër”, shkruan Manjani, koment ky që nënkupton izolimin total në të cilin vendosen banorët e këtij formati.
Në kundërpërgjigje, aktori i mirënjohur shkruan me nota humoristike “mos harro, më sill cigaret…!”, koment të cilit Manjani i është përgjigjur me një shprehje të avokatit Maks Haxhia pas dhënies së vendimit burg nga GJKKO për ish-ministrin Saimir Tahiri: “Viso, dy paketa atje”, togfjalësh që do të bëhej meme në rrjet.
“Ka pas punë Visi këto kohë, por do gjejë pak kohë edhe për ty”, shkruan Manjani.
‘Big Brother VIP3’ do të ndezë dritat mbrëmjen e 13 Janarit. Drita që do të fiken siç e do tradita nga fituesi i këtij edicioni. Por deri atëherë është një rrugë e gjatë para.
Lini një Përgjigje