TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Janar 2024, 13:51

La garën në mes, ish-konkurrenti ‘shpërthen’ kundër BBVK: Sot do të flas gjithçka!

Shkruar nga Pamfleti

La garën në mes, ish-konkurrenti ‘shpërthen’

Primen e kaluar, Gani Gërmia vendosi të lërë shtëpinë e "Big Brother VIP Kosova", pasi u transmetua një video e tij duke konsumuar alkool. Ai tha se ishte shumë i zhgënjyer nga produksioni dhe se kjo ishte diçka që nuk e priste, prandaj vendosi të linte garën vetëm pak javë para finales.

Pasi pretendoi se produksioni i BBVK i prishi imazhin, Ganiu ka vendosur të flasë dhe të zbulojë detaje ekskluzive. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ai bën me dije se sonte në 21:00, moment që përkon edhe me nisjen e prime të BBVK, do të dalë live në TikTok për të folur për gjithçka.

"Nesër, më 12 janar, në orën 21:00, do të jem live në TikTok për të hedhur dritë mbi peripecitë dhe ngjarjet e fundit në shtëpinë e 'Big Brother VIP Kosova'. Do flas për gjithçka, nga momentet më të çmendura deri te historitë më të pabesueshme. Bashkohuni për një bisedë të paharrueshme dhe për të kapur momente ekskluzive!", shkruan ai në rrjetet sociale.

La garën në mes, ish-konkurrenti ‘shpërthen’

Duke parë orarin e zgjedhur nga Ganiu për të folur, duket qartë që po i shpall një sfidë të hapur BBVK.

 

Lini një Përgjigje