TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Dhjetor 2023, 13:13

Salsano Rrapi: Kalova shumë bukur në Çeki se nuk i hapa gruas 3 ditë telefonin

Shkruar nga Pamfleti

Salsano Rrapi: Kalova shumë bukur në Çeki se nuk i hapa gruas 3

Në një intervistë sa të këndshme dhe komike, Salsano Rrapi dhe bashkëshortja e tij, Erjona Kakeli, kanë treguar në studion e “Ftesë në 5” gjithë punën përgatitëse për shfaqjen e tyre “Zbulimi”, që do të vijë në Teatrin Kombëtar, ArTubina.

Momentet gazmore kanë qenë të paevitueshme gjatë intervistës, teksa të pyetur se cili është udhëtimi i preferuar i Salsanos, të dy kanë dhënë përgjigje të ndryshme.

Me spontanitetin dhe thjeshtësinë karakterizuese, Erjona pohoi se udhëtimi me shokët në Çeki, ka qenë më i bukuri për Salsanon.

“Unë thashë po bëhem familjar, kjo shkruajti Çeki… Kalova shumë bukur se nuk i hapa 3 ditë telefonin”, tregoi mes shumë të qeshurash Salsano. Dyshja ka zgjedhur të dalë rrallëherë bashkë në intervista, megjithatë në këto të fundit kanë sjellë një atmosferë plot humor, duke ngjallur dhe kuriozitet se si mund të jetë raporti i dy aktorëve edhe jashtë skenës!

salsano rrapi erjona kakeli ceki telefoni

Lini një Përgjigje