
Me një ton të veçantë, pothuajse mitik, Korpusi i Marinës së Shteteve të Bashkuara i dha lamtumirën Chuck Norris, duke nderuar udhëtimin dhe marrëdhënien e tij simbolike me Forcat e Armatosura.
"Chuck Norris nuk u bashkua kurrë me Marinën... Marinat aplikuan për të", thuhet në mesazh, duke ruajtur tonin e njohur që shoqëron legjendën e tij.
Në vijim teksti merr një ton më emocional: "rrugët e Parajsës ruhen gjithmonë nga Marinat. Sot, Chuck Norris mori detyrën."
Marinsat amerikane kujtojnë se Norris shërbeu në Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe në vitin 2007 atij iu dha titulli “Marins Nderi”, nga komandanti i atëhershëm i Korpusit, Gjenerali James T. Conway.
Ky është një dallim jashtëzakonisht i rrallë, pasi vetëm pak më shumë se 100 persona kanë marrë titullin “Marins Nderi” në historinë 250-vjeçare të Korpusit.
Mesazhi mbyllet me një moment prekës: "disa misione kërkojnë një batalion. Por ky mision ka nevojë vetëm për një “marins Nderi” ".
Një lamtumirë që balancon midis emocionit dhe mitit, njësoj si imazhi publik i Chuck Norris ndër vite.
Chuck Norris didn't join the Marine Corps...the Marine Corps applied to him.
— U.S. Marines (@USMC) March 20, 2026
Heaven’s streets have always been guarded by Marines. Today, Chuck Norris reported for duty.
We mourn the passing of Chuck Norris, a @usairforce veteran, who also became an honorary Marine in 2007… pic.twitter.com/fytKZxPHcK
Lini një Përgjigje