
“Big Brother Vip 4” ndezi dritat të shtunën. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën lojën 17 personazhe.
Por çfarë do të ndodhë sonte, në Prime-n e parë? Të tjerë personazhe pritet të futen këtë të martë, në natën e dytë të rrugëtimit të spektaklit më madhështor në Shqipëri.
Të gjithë pjesëmarrësit janë pjesë e kategorisë VIP, ku përfshihen regjisorë, këngëtarë dhe personazhe të tjerë të njohur në botën mediatike. Banorët kanë nisur rrëfimet, lojërat dhe flirtet e para mes njëri-tjetrit.
Spektakli drejtohet nga Ledion Liço, teksa në këtë rrugëtim shoqërohet dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku.
Lini një Përgjigje