TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Dhjetor 2024, 15:21

I dha çantën me ndihma si e pastrehë, gazetarja amerikane: Parashqevi Simaku kërkon vajzën që i shkroi letrën

Shkruar nga Pamfleti

I dha çantën me ndihma si e pastrehë, gazetarja amerikane:

Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me këngëtaren Parashqevi Simaku.

Pasi videoja ku pranë saj shfaqet një vajzë teksa i drejton dhuratën bëri bujë në rrjet, ju kujtojmë se programi “On your side” në kanalin amerikan ABC7, ishte videoja në të cilën u pa për herë të parë këngëtarja Parashqevi Simaku.

Një akt bamirësie, ku njerëzit shpërndanin dhurata për të pastrehët, mes tyre u gjend dhe ikona shqiptare. Në një çantë ndodhej një shënim me shkrim dore nga një fëmijë.

Njërën prej këtyre çantave e mori këngëtarja e famshme shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila ishte edhe pjesë e kronikës së televizionit amerikan.

Sipas ABC7 gazetarja Nina Pineda, e cila bëri kronikën, teksa po fliste në studio e kanalit ABC7 pas jehonës që iu bë këngëtares së famshme shqiptare, na zbuloi kërkesën e bërë nga Parashqevia.

“Këngëtarja tha se po ndihet më mirë dhe se komuniteti i saj vazhdon ta mbështesë. Ajo më pyeti, nëse e kemi gjetur vajzën e vogël që shkroi shënimin në atë çantë shpine dhe emri i saj është Ella. Në shënim shkruhej: “Pavarësisht sa të vështira bëhen gjërat, kujto se ka shpresë dhe njerëz që janë aty duke të mbështetur në çdo hap të udhëtimit”, tregon gazetarja.

parashqevi simaku vajza letra

Lini një Përgjigje