TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Shtator 2024, 14:24

Roza Lati ngel ‘me gisht në gojë’, nuk ka emision këtë sezon

Shkruar nga Pamfleti

Roza Lati ngel ‘me gisht në gojë’, nuk ka emision

Shumë u përfol në mediat online për një rikthim në ekran këtë sezon të Roza Latit. Më herët qarkulluan lajme se moderatorja do të kishte një projekt bashkë me nënën e saj, aktoren e famshme Rita Lati. Madje, për këtë gjë, Roza u indinjua me portalet, pasi iu duk i padrejtë shkrimi se në televizion po e rikthente Rita.

Epo, lajme të tjera qarkullojnë tanimë. Roza nuk do jetë fare në televizion edhe pse thuhet se ka trokitur në shumë dyer.

Kush e di pse, asnjëra prej tyre nuk është hapur dhe Roza këtë sezon mbetet pa një emision, qoftë si protagoniste. Kujtojmë se projekti i saj i fundit ishte ‘Why not’, i cili përfundoi para se moderatorja bukuroshe të futej në shtëpinë e Big Brother Vip 3. /Pamfleti

 

roza lati gisht ne goje

Lini një Përgjigje