TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Shtator 2024, 09:47

Njëra partnerja e Albi Nakos, tjetra balerinë e tureve të Elettra Lamborghinit; kush janë dy velinat e ‘Fiks Fare’

Shkruar nga Pamfleti

Njëra partnerja e Albi Nakos, tjetra balerinë e tureve të Elettra

Dori dhe Luisa janë dy velinat e reja të “Fiks fare”. Duke filluar nga mbrëmja e djeshme, dy bukuroshet do të shoqërojnë në studion e emisionit investigativ Julin dhe Xhemin.

Biondia Dori Staka dhe brunia Luisa Alexis Calderon Paez, që vjen nga Spanja janë balerina profesioniste, diplomuar të dyja për koreografi dhe janë mjaft të njohura në botën e show bizit shqiptar e atij ndërkombëtar.

Dori është e profilizuar në disiplinën e streat jazz dhe merr pjesë në work shop-e kërcimi të organizuara në qytete të Europës si Milano, Genova, Frankuft, Amsterdam, etj. Pa harruar bashkëpunimin e saj si koreografe me një nga këngëtaret më në zë shqiptare Elvana Gjata. Ajo është edhe partnerja e ish-konkurrentit të Big Brother Vip si dhe koreografit të njohur, Albi Nako.

Luisa pas diplomimit, përveç punës si balerinë dhe koreografe në vendin e saj, ku ka performuar krahas emrave të njohur të muzikës spanjolle, fitoi një bursë studimi në ‘Moma Academy Milano’. Gjatë këtyre viteve ka bashkëpunuar me DJ të famshëm si DJ.Diplo, Afrojack, Steve Aoki, Marnik, Jimmy Sax. Mbetet për t’u përmendur puna e saj si balerinë me Laura Pausinin , Sffera, Fred de Palma, Gypsy Kings etj.

Prej 4 vitesh është pjesë e pandarë si balerinë dhe koreografe e tureve që organizon këngëtarja Elettra Lamborghini.

Këtë sezon televiziv iu bashkua Top Channel për të qenë velinë e emisionit investigativ Fiks Fare.

Njëra partnerja e Albi Nakos, tjetra balerinë e tureve të Elettra

velinat fiks fare

Lini një Përgjigje