
Ronela Hajati ka realizuar një seri me pyetje-përgjigje në Instagram ku ndjekësit e kanë pyetur rreth kurioziteteve të ndryshme.
Artistja u përball me një sërë pyetjesh, sidomos për jetën private. Ronela ka zbuluar se është single kur u pyet “A je e dashuruar”. Ajo është përgjigjur thjesht me “Jo”.
Mes të tjerash, këngëtarja nuk e ka fshehur dëshirën për të shkuar sërish në Eurovision, duke u shprehur se kush nuk do donte ta ri përjetonte atë eksperiencë.
Sakaq, Ronela nuk e ka kursyer një thumb për koleget e saj. “Bashkëpunim me femër se vdiqëm s’të pamë një herë”- shkruan dikush të cilit Ronela i është përgjigjur duke shkruar: “S’më duan”.
Megjithatë ajo nuk e përjashton mundësinë e të bërit një bashkëpunim me Fifin. “Kur do bësh një bashkëpunim me Fifin” e ka pyetur një ndjekës Ronelën, e cila shkroi: “Fifi po merret një herë me një dashuri të vogël që sapo ka ardhur në botë” .
Këtë përgjigje të saj e ka ripostuar Fifi, duke thënë se po i pëlqen kjo ide. “Mu po më pelqen ideja me e shqyrtu” ka shkruar Fifi.

Lini një Përgjigje