TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Maj 2023, 10:13

Michael Douglas nderohet me çmimin ‘Palma e Artë’ në moshën 78-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

Michael Douglas nderohet me çmimin ‘Palma e Artë’

Aktori i njohur Michael Douglas ka fituar një çmim në Festivalin e Filmit në Kanë, teksa shoqërohej nga gruaja dhe vajza e tyre.

Festivali i 76-të i Filmit në Kanë u shfaq premierë dje, më 16 maj, dhe aktori i famshëm Michael Douglas mori “Palmën e Artë” në ceremoninë e hapjes së ceremonisë së këtij viti.

Ky çmim i veçantë i dedikohet për karrierën e tij të shkëlqyer dhe përfshirjes në kinema.

Aktori 78-vjeçar shoqërohej nga bashkëshortja e tij Catherine Zeta-Jones dhe vajza e tyre Carys Zeta Douglas. Familja e lumtur nuk resht së buzëqeshuri teksa pozonte për fotografët, ndërsa dy femrat e jetës së tij, vazhdimisht i mbanin dorën dhe i jepnin puthje.

palma e arte michael douglas

Lini një Përgjigje