TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Mars 2024, 18:20

Romeo në grevë urie, Jul Deda: Po bën viktimën kot, nuk ka asnjë arsye për ta bërë

Shkruar nga Pamfleti

Romeo në grevë urie, Jul Deda: Po bën viktimën kot, nuk ka

Romeo Veshaj po mban një grevë urie pas veprimeve të banorëve me shpërdorimin e ushqimeve. Sipas aktorit, asnjëri nga banorët nuk ka mbajtur qëndrim pas vërejtjes publike që morën në spektakël.

Nga ana tjetër Julian Deda e ka quajtur veprimin e tij si viktimizim dhe sjellje për të marrë protagonizëm. Ai u shpreh se Romeo ka qenë i pari që hapi lojën me ushqime dhe tani do të dalë mire në syrin e publikut.

Biseda mes tyre:

Rike: Akoma është aty ai hajde ti flasim se do ti bjeri të fikët

Juli: Po le ti bjere dhe të ik. Për çfarë po e bën çfarë arsye ka?

Juli: Lërë se po bën viktimën kot.

Juli: Po të thash lëre se po be viktimën kot ka nevojë për protagonizëm

Ndërkohë,  Ledjona i ka kërkuar Romeos të lërë “grevën” që ka nisur prej mbrëmjes së djeshme teksa i kërkoi ndjesë Romeos duke i thënë që të paktën duhet t’i hajë tortën e ditëlindjes, por ai nuk pranoi.

‘Revolta’ e Romeos nisi pasi banorët u dënuan nga Vëllai i Madh duke hequr ushqimet, pasi disa prej tyre abuzuan duke i shpërdoruar.

Lini një Përgjigje