TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Mars 2024, 14:48

“I hap namin vetes sikur je me probleme mendore”, Sara Hoxha i përgjigjet ndjekëses

Shkruar nga Pamfleti

“I hap namin vetes sikur je me probleme mendore”, Sara Hoxha i

Blogerja e njohur, Sara Hoxha, ka fituar tashmë simpatinë e ndjekësve të saj por mesa duket jo të të gjithëve. Sara është aktive në rrjete sociale ku ndan shpesh detaje nga përditshmëria, por një postim i fundit duket se nuk i ka pëlqyer një prej ndjekësve të saj.

Influencuesja ka postuar në “Instastory” një video ‘funny’ ku shfaqet duke mos folur. E pikërisht për këtë i ka shkruar një ndjekëse, e cila e ka ofenduar. 

“Problemi jot është që ti ia hap vetë namin vetes sikur je me probleme mendore. Nuk e kuptoj që pse nuk rri normal si person, por bën kështu kot si këto video si njerëzit memecë.”- ka shkruar komentuesja.

“Qenka problem me të vërtetë”– iu përgjigj Sara duke e ironizuar, pasi ndjekësja kishte komentuar edhe më herët, duke i shkruar “Mos u bë tani e shpifur kot”.

Ndërkohë kujtojmë se blogerja është përfolur për një kohë të gjatë për ndarjen nga reperi nga Kosova Ledri Vula. Megjithatë ende nuk ka një zyrtarizim nga ana e tyre, nëse i kanë dhënë fund apo jo lidhjes së tyre.

“I hap namin vetes sikur je me probleme mendore”, Sara Hoxha i

sara hoxha probleme mendore

Lini një Përgjigje