
Këngëtarja e njohur Rita Ora ka marrë sërish vëmendjen e mediave rozë pas incidentit me flamurin serb mbi supe. Ajo është shfaqur e veshur me një fustan kuq e zi në ‘Festivalin e Filmit në Venecia’.
Artistja mbërriti me një varkë, e veshur me ngjyrat kuq e zi. Fustani i kuq prej sateni dhe me tyl të zi me detaje të qëndisura nga Moschino, ishte i shkurtër përpara dhe kishte një bisht të gjatë në pjesën mbrapa.

Artistja e kishte kombinuar veshjen me një palë geta të zeza dhe taka të larta. Paraqitja e tillë e Orës, vjen menjëherë pas polemikave që shkaktoi në rrjet ku ngatërroi flamurin hungarez me atë serb gjatë një koncerti disa ditë më parë.
Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia organizohet nga La Biennale di Venezia dhe drejtohet nga Alberto Barbera.
Eventi madhështor do të zhvillohet në Venice Lido nga 30 gushti deri më 9 shtator 2023 dhe njihet zyrtarisht nga ‘Federata Ndërkombëtare e Prodhuesve të Filmit’.
Lini një Përgjigje