TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Tetor 2023, 13:04

Rebecca Loos nuk ishte e vetmja tradhti e David Beckham, ish-asistentja zbulon një tjetër grua në jetën e futbollistit

Shkruar nga Pamfleti

Rebecca Loos nuk ishte e vetmja tradhti e David Beckham, ish-asistentja zbulon

Rebecca Loos, gruaja që kishte një lidhje të supozuar me David Beckham në fillim të viteve 2000, kujtoi se ishte “aq e lënduar” kur dyshohet se e gjeti atë në shtrat me një grua tjetër.

Ish-asistentja personale, 46 vjeçe, pretendoi se ishte në një festë me lojtarin e atëhershëm të Real Madridit, 48 vjeç, i cili ishte “i fshehur në fund të kopshtit” duke folur me një modele spanjolle.

Megjithatë, nata e saj mori një kthesë kur gruaja e Davidit, Victoria Beckham, i ra telefonit.

Bukuroshja holandeze i tha sigurimit të yllit të futbollit se gruaja e tij ishte në telefon dhe një nga truprojat u “zhduk” menjëherë brenda dhomës së gjumit.

“Kur u kthye, Davidi ishte me të. E pashë modelen shtrirë në krevat. Ishin në një dhomë gjumi.

Isha e tërbuar dhe thjesht e shikova, i dhashë telefonin dhe i thashë ‘Gruaja jote’”, pretendoi Loos.

Loos zbuloi fillimisht lidhjen e saj të supozuar me atletin e martuar në një intervistë bombë në vitit 2004.

 

tradhti david beckham

Lini një Përgjigje