TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Shtator 2023, 10:12

Publiku ‘masakron’ në komente Kim Kardashian për rolin e saj në filmin horror: Aktore e tmerrshme!

Shkruar nga Pamfleti

Publiku ‘masakron’ në komente Kim Kardashian për rolin e

Jemi mësuar ta shohim në faqet kryesore të markave të njohura ndërkombare të veshjeve por ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’, Kim na ka surprizuar me rolin e saj si aktore në filmin ‘thriller’ ‘American Horror Story’.

42-vjeçarja luan rolin e një publicisteje të quajtur Siobhan Corbyn. Duket se fansat e filmave horror kanë mbetur të zhgënjyer nga kasti i aktorëve të përzgjedhur, e këtu veçuan Kim-in, e cila sipas tyre nuk ka asnjë gjë që e lidh me aktrimin dhe performanca e saj linte shumë për të dëshiruar.

Disa nga komentet në platformën X (ish-Twitter):

 “Nuk më pëlqen fare Kim”

“Kim është e neveritshme në aktrim. Pse është ajo në këtë? E shkatërroi shfaqjen”.

“Djema jam shumë i hutuar se cila është ndarja e re e AHS? Pse është Kim Kardashian këtu?”.

“Kim Kardashian është një aktore objektivisht e tmerrshme”.

“American Horror Story: Delicate” do të kthehet javën e ardhshme në transmetim në kanalin FX.

kim kardashian aktore e tmerrshme

Lini një Përgjigje