TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Tetor 2025, 12:18

Pse vetëm Diella?! Prezantohet kandidatja digjitale për kryetare bashkie

Shkruar nga Pamfleti
Pse vetëm Diella?! Prezantohet kandidatja digjitale për kryetare

Eksperti i IT Tomi Kallanxhi ka prezantuar kandidaten me inteligjencë artificiale për kryetare bashkie të Tiranës. Ajo quhet Tir ANA (Tirana Algorithmic Neural Assistant) dhe është produkt i Denisa Kele, Tomi Kallanxhi dhe Besmir Semanaj,  një sistem inteligjent që synon të revolucionarizojë mënyrën se si drejtohet një qytet.

Sipas tyre, “TirANA” është një asistente digjitale me algoritme të avancuara, e aftë të analizojë të dhëna, të kuptojë nevojat e qytetarëve dhe të ofrojë zgjidhje të menjëhershme për çështje urbane, ekonomike dhe mjedisore.

“Ne besojmë se Tirana ka nevojë për një qasje të re, të bazuar në transparencë, efikasitet dhe llogaridhënie,” – thuhet në deklaratën zyrtare të ekipit.

Pas këtij projekti qëndron një grup ekspertësh nga fusha të ndryshme – teknologji, urbanistikë, transport, drejtësi, ekonomi dhe shërbime publike – që besojnë se AI mund të bëhet aleati më i fuqishëm i qytetit modern.

Ky zhvillim vjen pak muaj pas shpalljes së ministres së parë shqiptare të Inteligjencës Artificiale, Diella, dhe shumëkush e sheh këtë si fillimin e një epoke të re, ku politika dhe teknologjia bashkohen për të krijuar një administratë më të zgjuar dhe të drejtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tomi Kallanxhi (@tomikallanxhi)

tirana ai kandidate kryetare bashkie

Lini një Përgjigje