Këngëtarja shqiptare Olta Boka ka rrëfyer mbrëmjen e djeshme disa detaje të pathëna nga jeta e saj familjare.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh poston foto dhe video nga përditshmëria, por gjithmonë është treguar e kujdesshme me portretin e vajzës së saj.
E ftuar "Në Kurthin e Piter Pan", Olta tregoi arsyen se përse nuk poston në rrjetet sociale foto të vajzës së saj. Ajo tha se Gaia nuk është ende në moshën e duhur të vendosë nëse do të jetë pjesë e medias ose jo.
“E kam bërë unë këtë zgjedhje. Unë jam rritur në media dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë. Në moshën që ajo ka, aq të vogël nuk e koncepton dot sepse nuk e ka kapacitet për veten e saj. Nëse në të ardhmen ajo do të dojë të jetë pjesë e medias, është okay, por sa më përket mua, nuk dua ta publikoj”, rrëfeu Olta.
Lini një Përgjigje