
Princ Leka feston sot ditëlindjen e 42-të së bashku me vajzën e tij, princeshë Geraldina.
Pamjet nga festa i ka publikuar vetë Leka, teksa tregon momentin kur fryn qirinjtë dhe shkruan: “I bekuar me dashurinë dhe harenë e shpirtit të saj në ditëlindjen time”.
Kujtojmë se çifti Elia Zaharia dhe Princ Leka ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ngjarjeve të fundit të ndodhura mes tyre dhe babait të Princeshë Elias, Gjergj Zaharia.
Vetëm pak ditë më parë, ishte edhe gjyqi i tyre, ku sipas vendimit, Gjergj Zaharia do të qëndrojë 100 metra larg Princit dhe ambienteve të Oborrit Mbretëror për 1 vit. Seanca e radhës u shty për në 27 mars.
Rikujtojmë se disa ditë më parë, një video qarkulloi kudo nëpër rrjet, e cila u regjistrua nga vetë Princi, ku ish-bashkëshortja e tij, Elia, e qëllonte Princin duke pretenduar se ky i fundit kishte ushtruar dhunë mbi babain e saj, Gjergj Zaharian.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje