
Post “Big Brother VIP 2” përballi banorët e shtëpisë së famshme në Shqipëri, ku nuk munguan as debatet midis tyre.
Në debatin e fortë u përfshinë Luiz Ejlli, Kiara Tito dhe Olta Gixhari, të cilët nuk kursyen akuzat ndaj njëri-tjetrit.
Gixhari e akuzoi ish-konkurrenten se e shfrytëzon fituesin e “BBV2”, pasi fama e tij është shumë e madhe:
Luizi: Unë po e shfrytëzoj Kiarën, sepse dua të krijoj një familje.
Olta: Ajo po të shfrytëzon ty sepse je shumë i famshëm, kaq ka treguar deri tani. Kjo ‘e kulluara’, meqë tha që është kaq e mirë
Luizi: Kiara po më shfrytëzon mua dhe nuk e kam problem fare.
Kiara: Deri më tani nuk kam nxjerrë asnjë ofendim për askënd. Ky më ka vendosur unazën në gisht dhe që prej atij momenti nuk ke gojë të flasësh. Jo të më rrish të më flasësh cepave, e të më thuash: ju do ndaheni. Ti je inatçie, kjo je ti.
Olta: Burrë e grua nuk të bëjnë interesi, por nevoja. Ti je materialiste.
Pavarësisht, se u duk se Kiara dhe Olta u bënë shoqe jashtë Big Brotherit, duke u takuar më 1 maj e duke shkëmbyer batuta mes tyre, inati që kanë brenda vetes për njëra tjetrën duket se nuk i ka kaluar.
Lini një Përgjigje